TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj dhe Buzmadh nuk po zhvillohet mësim.
Burime nga Drejtoria e Arsimit të Kukësit bëjnë me dije se, temperaturat në minus 9 gradë kanë bërë që të merret ky vendim. Probleme ka pasur si në lëvizjen e makinave, ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave malore.
“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mesimor”, – u shpreh për Fax News, Skënder Ahmeti, drejtor Rajonal i Arsimit.
Sipas tij, në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në zonën e Kukësit, mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.