AKTUALITET, 29 Prill 2018, 09:52

FOTO/ Tragjike, makina bie në lumë nga 100 metra lartësi. Kush janë dy policët e zhdukur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, ku një makinë e policisë me dy persona brenda ka rënë në lumë nga një lartësi e madhe.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kaçanik–Hani i Elezit, ku makina e policisë pasi ka thyer barrierat e një ure ka rënë në lumin Lepencë. Dy policët rezultojnë të zhdukur.

Sipas Klan Kosovës, makina ka rënë nga një lartësi prej mbi 100 metrash dhe është shkatërruar plotësisht.

Për orë të tëra mbrëmjen e së shtunës, polumbarët, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikëseve kërkuan për trupat e dy policëve, por pa rezultat. Kërkimi për dy të zhdukurit pritet të rinisë sërish ditën e sotme.

Media kosovare raporton se në makinë, në momentin e aksidentit ndodheshin policët nga Kaçaniku, Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, lexoni ketu më shumë:

Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë.

Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë.

Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.

RH