AKTUALITET, 30 Gusht 2018, 15:46

Ish-ministri i Brendshëm: Krimi është trimëruar, përpjekje për t’i mbyllur gojën medias!

Ish-ministri i Brendshëm: Krimi është trimëruar,

Reagimet pas sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala kanë qenë të shumta.

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shpreh solidaritet me gazetaren dhe familjen e saj dhe shprehet se përpjekja për t’i mbyllur gojën mediave të pakta të pavarura dëshmon për gjendjen e rëndë të krimit.

Ai thotë se krimi është trimëruar nga mosndëshkimi.

STATUSI I DEMIRAJT

Të dashur miq,

Ndjehem thellësisht i tronditur për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur gazetares profesioniste/investigative Klodiana Lala.

Solidaritet me Klodianën dhe familjen Lala.

Përpjekja për t’i mbyllur gojën gazetares dhe mediave të pakta të pavarura dëshmon për gjendjen e rëndë kriminale dhe të pakontrolluar të krimit në Shqipëri.

Krimi është trimëruar nga mosndëshkimi.

Duhet dorë e fortë! Kriminelët marrin guxim kur politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit fyejnë gazetarët me terma si Kazan, etj.

Raportet e Freedom House apo Reporters Without Borders e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare të ketë kujdes me intimidimet kundër medias, por mesa duket çdo gjë që paralajmërojnë të huajt bie në vesh të shurdhët.

Inkurajoj Policinë e Shtetit të kryeje të gjitha veprimet gjurmuese e zbuluese për të mos lënë të pandëshkuar këtë krim të rëndë.

DD, PhD. USA.