AKTUALITET, 30 Gusht 2018, 15:17

Vasili për sulmin ndaj gazetares Lala: Demokracia u godit në zemër, propaganda e pisët e qeverisë hesht

Vasili për sulmin ndaj gazetares Lala: Demokracia u godit në

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares së “News 24” Klodiana Lala. Vasili thotë se Shqipëria dhe demokracia janë goditur në zemër me këtë që ndodhi, ndërsa sipas tij propaganda e pisët e qeverisë hesht.

Statusi i Petrit Vasilit.

Me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët, por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë.

Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne.

Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.

Liria e medias gjendet nën atak frontal nga krimi i organizuar që tashme ka uzurpuar qeverinë.

Propaganda e pisët e qeverisë hesht.

Po pse duhet të flasë?

Qeveria është e lumtur që dhuna kriminale ndaj medias është e hapur dhe e egër.

Shqipëria dhe demokracia është goditur në zemër.