TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollist, më pas trajner, menaxher dhe drejtues në UEFA. Kurse tani politikan. Kështu ka ndryshuar tashmë jeta e ish-mesfushorit të Interit, i cila ka vendosur të shkëputet nga sporti dhe të angazhohet në politikë.
Dejan Stankoviç, ish-lojtar i Lacios dhe Interit në Serinë A, është gati të marrë një detyrë të re, atë të Ministrit të Sportit në Qeverinë e Serbisë. Lajmin e bën të ditur shtypi serb, “Srpski Telegraf”, sipas të cilit emërimi i Dejan Stankoviç pritët të bëhet shumë shpejt nga Kryeministrja Ana Brnabiç.
Zgjedhja e saj në këtë post në Qeveri ka të bëjë me popullaritetin e madh ish-lojtari i Lacios dhe Interit ka në vendin e tij, për sukseset si futbollist, por edhe për rolin e këshilltarit të presidentit të UEFA-s, Aleksandr Ceferin, që e mban që në mars të 2017-ës.
Stankoviç do të pasojë në këtë post Vanja Udoviçiç, një tjetër lavdi e sportit serb. Pas lamtumirës nga futbolli i luajtur në vitin 2013, Stankoviç ka qenë ndihmëstrajner te Udineze me Stramaçionin, më pas menaxher tek Interi.