TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Vrapo kundër korrupsionit”. Nën këtë moto rreth 600 persona vrapuan në Tiranë, ku mes pjesëmarrësve ishte edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Më shumë se 600 persona vrapuan sot në edicionin e dytë të “Vrapo kundër korrupsionit” në Tiranë organizuar nga @EUinAlbania dhe ministria e Drejtësisë. Ne të gjithë duhet të vrapojmë në drejtimin e kundërt me korrupsioni. Sa më shumë të jemi, aq më e lehtë është “lufta”, shkruan Soreca në një postim të tijin në Twitter.
Por, deklaratës së diplomatit europian i është përgjigjur nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mos kursyer edhe ironinë, Spaho shprehet se, të luftosh korrupsionin me vrap është sit ë luftosh Koronavirusin me birra Korona.
"Vrap bëni sepse është i mirë për shëndetin. Sa për korrupsionin, vrapi e lufton aq sa birra Korona lufton koronavirusin", shkruan Edmond Spaho.