BOTA, 26 Janar 2020, 09:46

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e tërmetit në Turqi, shkon në 31 numri i viktimave

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e tërmetit në Turqi,


Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë nën rrënojat e tërmetit që goditi provincën Elazig në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në 31. Tërmeti me madhësi prej 6.8 goditi vendin të premten pasdite.

Sipas gjetjeve të para, numri i ndërtesave të rrënuara totalisht është 30, ndërsa janë raportuar se janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 janë dëmtuar lehtë.

Pas ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës, numri i personave të shpëtuar ka arritur në 45.

Tërmeti që ra në një thellësi të vogël të tokës prej 6,75 kilometra, u ndje në një sërë provincash të Turqisë, por edhe në Siri dhe Irak.