AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 17:53

Irani i bën "pritë" eksodit të refugjatëve, mbyll kufirin me Afganistanin

Irani i bën "pritë" eksodit të refugjatëve, mbyll

Irani ka mbyllur kufirin me Afganistanin. Kjo masë është parandalim i eksodit të refugjatëve që duan të largohen nga talebanët.

Disa ditë më parë, Irani po ngrinte kampe refugjatësh përgjatë kufirit, por tashmë ka ndryshuar të marrë masën e rreptë të mbylljes së ‘portave’.

Momentalisht janë të paktën 780 mijë refugjatë afganë që jetojnë në Iran.