TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat italiane shkruajnë se, mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali. Në një investigim nga gazeta e njohur “La Stampa”, është arrtiur në përfundim se shqiptarët kontrollojnë prostitucionin në Itali.
Në një material të publikuar sot me titullin “Duart e Mafias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë skllave seksi”, kjo e përditshme shkruan se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.
Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm e të rastësishëm.
“La Stampa” më tej ka zbardhur mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.
“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë e komplet. Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas”, shkruhet në artikull.
Padronët e seksit e përditshmja italiane i quan “lover boy” që shtiren të dashuruar, emigrantë në Itali e që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedh të dashurin e tij në rrugë e bëhet padroni i saj duke e shfrytëzuar si skllave seksi. Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një apo dy vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.
“Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet”, shkruan “La Stampa”. Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.
Media italiane thekson se ato duhen quajtur viktima të trafikut të qenieve njerëzore e dënimi i padronëve të tyre duhet të jetë me i rëndë nga 6 deri në 12 vite burg. Me tej identifikohen klanet mafioze shqiptare që kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj. Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. 60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës. Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.