SPORT, 8 Gusht 2021, 18:34

Interi arrin marrëveshjen me Dzekon

Interi arrin marrëveshjen me Dzekon

Interi afrohet më shumë me Edin Dzekon. Mediet italiane raportojnë se klubi zikaltër dhe sulmuesi boshnjak e kanë arritur marrëveshjen për një kontratë dyvjeçare. Në këtë pikë, Roma po kërkon një zëvendësues para se të jap “ok”-in përfundimtar për këtë transferim.

Boshnjaku do të zbarkojë në Milano në krahun zikaltër për të marrë vendin e Romelu Lukakut, i destinuar për t’iu bashkuar Chelsea-t.

Në rast të një “tymi të bardhë”, edhe Roma, që sapo kanë zyrtarizuar blerjen e Shomurodov nga Genoa, do të detyrohej të kthehej në merkato për një sulmuesi të ri, për të mbushur boshllëkun që do të linte Dzeko.