Teksa të gjithë po presin zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea, kampionët e Italisë kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm.
Tottenham ka arritur akordin me zikaltrit për blerjen e Lautaro Martinez. Times shkruan se Spurs do të paguajnë 60 milion paund për kartonin e 23-vjeçarit argjentinas.
Një përforcim fantastik për Tottenham, që ka vendosur të mos shesë Harry Kane te Manchester City.
Trajneri Nuno Espirito Santo do të kenë një treshë fantastike në sulm: Lautaro-Kane-Son.
Klubi londinez fitoi “derbin” në merkato me Arsenalin, një tjetër klub që synonte Lautaron, por ky i fundit nuk pranoi kalimin tek ekipi i Mikel Artetës.
Sulmuesi latin fitoi titullin kampion në Itali sezonin e kaluar me Interin, skuadër me të cilën ka realizuar 51 gola në tre sezonet e kaluara në Milanon zikaltër.