SPORT, 7 Gusht 2021, 13:15

20 milion euro për “xholin” e Bayernit, vetëm Lewandowski fiton më shumë

20 milion euro për “xholin” e Bayernit, vetëm Lewandowski

Joshua Kimmich është një nga lojtarët më të mirë të Bayern Munchen.

“Xholi” gjerman ka edhe dy vite kontratë me Bayern Munchen, por kjo nuk mjafton dhe drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë duan ta “blindojnë”.

Bisedimet në lidhje me rinovimin vazhdojnë prej kohësh dhe janë afër konkretizimit.

Bild zbulon edhe detajet e marrëveshjes së re. 26-vjeçarin e kombëtares gjermane (59 ndeshje dhe 3 gola me Pancerat) e pret një kontratë 4-vjeçare.

Kimmich do të përfitojë 20 milion euro në sezon, duke u kthyer në lojtarin e dytë më të paguar të klubit bavarez.

Vendin e parë e mban Robert Lewandoëski, i cili përfiton një rrogë sezonale prej 26 milion eurosh.