SPORT, 8 Gusht 2021, 11:37

Lionel Messi iku, Barcelona pret sot Juventusin në “Camp Nou”

Lionel Messi iku, Barcelona pret sot Juventusin në “Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në “Camp Nou”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e katalanasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi.

Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet.

Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.