AKTUALITET, 24 Mars 2020, 09:57

Detaje nga infektimi i djalit të deputetes së PS-së/ I riu nuk u vetëizolua, udhëtoi pak ditë më parë drejt Italisë

Detaje nga infektimi i djalit të deputetes së PS-së/ I riu nuk u


Detaje të reja kanë dalë për djalin e deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, i cili është i infektuar me COVID-19. Burime  bëjnë me dije se A.DH pak ditë më parë ka qenë në Itali,( para se të mbylleshin kufijtë me shtetin fqinj). Fakt ky që tregon se i riu nuk ka qenë i vetëkarantinuar pas përhapjes së virusit në vendin tonë.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se  djali i deputetes udhëton shpesh drejt Italisë.

Dje u raportuar se  26-vjeçari i infektuar në Fier, është djali deputetes Antoneta Dhima, i cili la rezultuar pozotiv në testin e bërë për Covid-19. Ai ndodhet në  spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm. Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputetja Dhima e cila është shprehur se 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.