AKTUALITET, 13 Korrik 2020, 12:28

Infektohet me koronavirus gjyqtari tek Apeli i Tiranës

Infektohet me koronavirus gjyqtari tek Apeli i Tiranës


Një gjyqtar tek Gjykata e Apelit të Tiranës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se në varësi të kësaj ngjarje Këshilli i Gjykatës vendosi reduktim të veprimtarisë gjyqësore, duke vendosur të gjykojë vetëm çështjes emergjente.

Disa ditë më parë koronavirusi u shfaq edhe në Gjykatën e Posaçme ku pozitivë me COVID-19 rezultoi pikërisht kryetari i saj, Sandër Simoni.