TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Maqedoninë e Veriut, kanë nisur sot zgjedhjet parlamentare që do të zgjasin për tre ditë.
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, procesi i votimit do të ndahet në tre ditë. Ditën e sotme do të votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe të vetëizoluarit.
Mësohet se nga 770 kërkesa për votim, janë pranuar vetëm 716 persona. Ndërkohë ditën e nesërme do të votojnë 8 mijë e 852 qytetarë, të cilët janë të sëmurë kronikë dhe rrezikohen nga COVID-19. E mërkura është rezervuar për pjesën tjetër të popullsisë, e cila është e shëndetshme.
Për herë të parë, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për një kryeministër shqiptar. Kandidati shqiptar është Nasim Zyberi dhe vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të drejtuar nga Ali Ahmeti.
Ndërkohë ditën e djeshme u publikua një përgjim i kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka tronditur pozitat e tij para zgjedhjeve.
Nga biseda kuptohet, se Zaev ka marrë një rryshfet gjashtë milion euro, për të ndikuar në lirimin e një biznesmeni.