TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë natës i është vendosur tritol banesës së një 17 vjeçareje në Fushë-Krujë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se 17 vjeçarja ka denoncuar në polici gjashtë persona të cilët e kanë shfrytëzuar séksualisht.
Fatmirësisht forcat xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e tritolit.
Njoftimi i policisë:
Kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares nga Fushë Kruja e cila denoncoi se ishte shfrytëzuar séksualisht nga 6 persona, 4 prej të cilëve tashmë të arrestuar, ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Pak pas mesnate nëna e adoleshentes gjeti para derës së shtëpisë në periferi të Fushë Krujës një pako me tritol.
Fatmirësisht lënda plasëse ajo nuk ka plasur.
E zonja e shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë.
Në banesë mbërritën forcat xheniere të cilët bënë të mundur çaktivizimin e tritolit.
Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 8 mujor.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.
Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drōgës edhe 17-vjeçaren dhe e kanë shfrytëzuar séksualisht.
Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur; A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.