AKTUALITET, 13 Korrik 2020, 14:05

Infektohet me koronavirus deputeti i PDK-së

Infektohet me koronavirus deputeti i PDK-së


Ditën e sotme deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar pozitivë për Covid-19. Lajmin e ka dhënë ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Tahiri shkruan se edhe pse është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitivë për virusin. Ai njofton po ashtu se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend,” shkruan më tej në postimin e tij Tahiri.

Postimi:

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv.

Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë.

Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.