TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi akuzon qeverinë dhe bashkinë se po dhunon shtatë biznese.
Vokshi ishte në terreni ku ndoqi nga afër situatën, ndërsa thotë se këto biznese po trajtohen si kriminelë.
“Me urdhër të Ramës dhe Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese te ndershme qe punësojnë 120 kryefamiljarë.
Biznesi e ndershëm, që paguan taksat rregullisht trajtohet si kriminel nga policia, ndërkohë që kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri.
Ajo cka bizneset kërkojnë është vetëm pak ditë kohë për transferimin e investimit të bërë pa dhimbje e pa dëmtime”, shkruan Vokshi.
Ish-deputetja thotë se pas 25 prillit çdo dhunues dhe shkelës i të drejtave të qytetarëve shqiptarë do shkojë para drejtësisë.