AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 13:15

Basha për Ramën: Gënjen si derr që se ka dëgjuar planin, ka tmerr nga përballja me mua

Basha për Ramën: Gënjen si derr që se ka dëgjuar


Kreu i opozitës Lulzim Basha, vijon të kërkojë prej kryeministrit Edi Rama zbatimin e planit me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Basha shtoi se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se nuk e njeh këtë plan.

“Gënjen si derr, siç e shikoni kur është puna për karagjozllëqe, se kështu e ka shtyrë për 22 vjet,  rri me laps në dorë, e merret me lapsuset e mia. Nuk është e vërtetë që se ka dëgjuar planin”, u shpreh ai.

I pyetur në lidhje me një përballje të mundshme publike me kryeministrin Basha u shpreh:

“Sa për mua ua kam thënë, kërkesën e ka prej 2006, po njeriu që ka frikë edhe nga fjala brenda partisë së tij, nga fjala ime e ka tmerr”.