TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PD ka reaguar sërisht sot përmes sekretarit të Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli lidhur me aksin Korçë-Ersekë, të cilën e konsideron supërvjedhjen e radhës nga qeveria.
“Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar.
Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 Tetor se do të fitonte tenderin.
Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë. ?” -shkruan Minarolli përmes një statusi në rrjetet sociale.