AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 21:33

Ilir Meta shpërthen keq: E bëj djalin e Kristaqit, atë qen bir qeni, të mos gjejë vrimë ku të futet!


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai është duke bashkëpunuar me Soros, për të shpopulluar Shqipërinë dhe se ka tradhëtuar interesat e vendit. Meta ka patur një ton jashtëzakonisht të ashpër, pasi Arjan Çani shfaqi një sinkron, ky Edi Rama deklaronte se Meta është "dëshmor".

"Klyshi i bllokut, ka të bëjë me një president nga Skrapari. Po i them sot, mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri, për llogari të Soros dhe miqëve të tu serb. Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 milionë shqiptarë. Prandaj nuk vjen në studio ai, djali i Kristaqit, që thotë jam krenar për babain. Për çfarë është krenar ai, se ka varur Hafzi Nelën?

Duhet t'i kemi gjërat shumë të qarta, i kam paralajmëruar miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Ky për mua është zero me hiç për dy minuta. Ai provokon, kufijtë e Kosovës, bën lojra për të ngatërruar Shqipërinë me vendet e tjera.

Do të ketë ndarje midis patriotëve dhe tradhëtarëve, të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë.

Mua të më thotë ai dëshmor? Ai qen bir qeni? Thuaj Sorosit të vij të bëjë investime, por jo të zbrazë Shqipërinë për interest e veta. Ilir Meta ka atë fuqi, që e bën atë sot, të mos ketë vrimë në territorin e Shqipërisë ku të rrijë. Fuqia ime është populli i Shqipërisë, që nuk paguhet nga oligarkët.

Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë dhe popullit është vënë në diskutim me votimin e djeshëm", tha Meta.

/TPZ.al/