TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në një deklaratë për mediat ka shprehur edhe njëherë keqardhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetët e humbura si pasojë e tëmetit me magnitutë 6,6 që tronditi ditën e sotme qytetin e Izmirit. Presidenti i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende ndodhen poshtë rrënojave.
“Punimet tona të kërkimit vazhdojnë në 17 ndërtesa.Numri i vdekjeve në vendin tonë ka shkuar në 12 ndërsa numri i të plagosurve në 438. Midis këtyre, 5 nga shtetasit tanë janë në operacion. 8 qytetarë tanë janë në kujdes intensiv. Ne mobilizuam të gjitha mjetet për të shpëtuar personat që janë poshtë rrënojave. Me projektet e transformimit urban, ne po rinovojmë stokun tonë të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve. Ndërsa dhimbja e tërmeteve në Elazig dhe Malatya që ndodhën në janar ishte akoma e freskët në zemrat tona, ky lajm nga Izmiri na trishtoi thellë.“ tha ai.
438 të plagosur dhe 12 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.