AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 21:03

Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Deputeti socialist, Anastas Angjeli është infektuar nga koronavirusi. Angjeli është vetëkarantinuar, ndërsa mësohet se ka simpatoma të lehta virusi. Ai ka rezultuar pozitiv pas testimit që ka bërë ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifra rekord me të infektuar ditorë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 319 raste të reja me COVID-19 dhe tre viktima.

Situata vijon të përkeqësohet, ndërsa qeveria ka njoftuar se nga dita e hënë nis zbatimi i masave të para kufizuese, duke mbyllur universitetet dhe konvitet, ndërsa po shqyrtohet mbyllja pjesërisht e lokaleve dhe restoranteve në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.