AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 21:15

Ilir Meta replikon me Mark Markun për tubimin e 2 marsit

Ilir Meta replikon me Mark Markun për tubimin e 2 marsit

Presidenti Meta i është përgjigjur analistit Mark Marku, i cili tha sot në emisionin “Kjo Javë”, se Rama po përpiqet t’i marrë Kreut të Shtetit kompetencat.

Me një shënim në rrjetet sociale, Meta shkruan se problemi i vërtetë është përpjekja mafioze, sipas tij, e kryeministrit për të marrë Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Shtetit ka bërë edhe njëherë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e paralajmëruar më 2 mars.

Postimi i plotë:

I dashur Profesor Mark Marku!

Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!

Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!