AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 20:28

VIDEO/ “Rama ik” pushton stadiumet shqiptare, kore të tjera në "Air Albania"

VIDEO/ “Rama ik” pushton stadiumet shqiptare, kore të tjera

Vazhdojnë koret “Rama ik” në stadiumet shqiptare. Në Air Albania Stadium, u luajt sfida mes Partizanit dhe Bylisit, e mbyllur me rezultatin 2-2. “Demat e Kuq” kryesuan deri në minutën e 86-të me rezultatin 2-1, por u barazuan në fund nga ekipi ballshiot.

Gjatë kësaj sfide, u dëgjuan në kor disa tifozë pas portave, duke thirrur me kore të njëpasnjëshme, “Rama ik”. Ky kor, po dëgjohet vazhdimisht në futbollin shqiptar, thuajse në çdo stadium ku ka një numër të konsiderueshëm tifozësh.

https://youtu.be/fLr7mR5sUjQ