AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 18:05

Elona Guri sulmon rëndë Fred Pezën: E ke kripur djathin me Edi Ramën, paguaj lekët për kalajmatë, mos i lër pa bukë

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka sulmuar ashpër përfaqësuesin e Partisë Socialiste Fred Peza, me një status në rrjetet sociale.

"Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën. 1 milionë dollarë ti di gjithë Shqipëria, të tjerat ti dimë ne... Për ti bërë ato lekë ti ha...gjithçka. Por mos ha vetëm për vete, paguaj dhe për kalamajtë, se sbohesh prind kur ja heq nga goja atyre. Një ditë tjetër flasim prap...edhe me emra po deshe.., jo per gje po e kam dhe antarë LRI-je", shkruan Guri.