TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar të ashtuquajturën reformë në drejtësi.
Meta tha se "të gjithë e kanë të qartë se nuk ka një reformë në drejtësi", por nëse do të kishte vërtet një të tillë, personi i parë që duhet të burgosej, është Ardian Dvorani.
Kujtojmë se ish kreu i KED-së, Dvorani, u dekorua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si "Kampion i anti-korrupsionit",
"Perveç zotit Ramës, dhe nja dy tret ë tjerë që duhet të justifikojnë lekët që kanë hedhur këtu, nuk besoj se ka njeri tjetër që beson se ka reformë në drejtësi. Po të funksiononte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani. E keni raportin e Venecias se çfarë ka bërë Ardian Dvorani.
E dyta duhet të ishte ministrja e drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED-së, për t’i rrëmbyer presidentit kompetencat.
Reforma në drejtësi është ajo që u betua tek ura e Lanës".
/TPZ.al/