TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Ndal tufës së langojve në ngordhje. Para disa ditësh, pata një reagim në lidhje me largimin e Agron Tufës nga Shqipëria. Pas reagimit të tufës së fosileve të kuqe, baba Takut, Brojkës, Tarifës dhe, së fundmi, plumbit të ruajtur nga Osman Murati për Agron Tufën, më duhet të reagoj përsëri. Sepse mendoj qe kjo tufë duhet të ishte ndëshkuar për krimet dhe abuzimet gjatë pushtetit komunist dhe kështu të mos kishte mundësi sot të thërriste: ku je o Agron Tufa! Për ata që e kanë keqlexuar apo keqinterpretuar reagimin tim të parë për largimin e Agron Tufës, dhe e kanë abuzuar mendimin tim, duke e quajtur kërcënim për jetën e Tufës, dua të them se unë jam pro dekomunistizimit dhe ndëshkimit total, që nuk u realizua dot dhe prandaj tashmë janë rikthyer kërcënimet komuniste.
Por unë jam për dekomunsitizimin e plotë, që nuk u bë kurrë. Unë jam për ndëshkimin e atyre që kryen krime nën komunizëm. Mendoj se vonesa në pafundësi e ndëshkimit të krimit është padrejtësi dhe padrejtësia çon në pandëshkueshmëri. Pandëshkueshmëria është kultura e vetme politike-shoqërore shqiptare sot dhe prandaj shoqëria sillet në një rreth vicioz të së keqes nga ku nuk po del dot.
Por unë kam qenë dhe jam kundër mënyrës së ekzagjerimit të panevojshëm të krimeve të komunizmit, pasi i dalin e i teprojnë edhe çereku atyre që ka bërë regjimi komunist. Duke i ekzagjeruar pa raport me të vërtetën dhe duke marrë pozat e antikomunistit që ke zbuluar aurorën antikomuniste, kur të gjitha i dinë krimet komuniste, krijohet inflacion dhe bëhet qesharake siç dhe është bërë. Edhe hiperbolizimi i persekutimit dhe përdorimit nga njerëz, që kanë përfituar dhe duan të përfitojnë me statusin e të persekutuarit, që pas 30 vjetësh ka filluar të duket si mentaliteti i dikurshëm i familjeve të “dëshmorëve”, ka bërë që të të inflacionohet dhe zbehet kauza a anti-komunzimit dhe ndëshkimit të krimeve të komunzimit.
Kjo lloj “lufte” cic-mic, pa një studim serioz dhe vështrim shkencor historik, ka ndihmuar në autoritarizmat e postkomunizmit, duke përdorur këtë luftë në funksion të pushtetit të elitës djeshme komuniste nga komunistët-antikomunist të demo(n)kracisë. Jo vetëm duke mosndëshkuar krimet e komunizmit por me parullën e komunistit-antikomunist “Të gjithë bashkëfajtor të gjithë bashkë vuajtës” u njehsuan të gjithë.
Formimi i mangët dhe drobitja nga vitet e gjata të burgut, por edhe implikimet dhe komplikimet e tjerë të disa prej tyre, minuan formimin e një qëndrimi konseguent të të persekutuarve pas rënies së komunzimit. Fatkeqësisht vetë status i të persekutuarit u përdor nga disa për të përfituar, siç përdorej dikur dhe, fatkeqësisht, vazhdon të përdoret akoma statusi i veteranit, i shurrtores së prostatit të LNÇ, kur më vjetri sot i bie të ketë qenë shtatë vjeç gjatë luftës. Agronin nuk e kam dëgjuar të merret me problemet e pushtetit të Berishës apo Nanos, Ramës, oligarkisë së krimit që janë objekti kryesor i rrënimit të Shqipërisë së sotme. Tashmë edhe të persekutuarit e vërtetë të ndërgjegjes janë drejtë asaj rruge pas 30 vjetësh. Nuk mundën të organizohen duke u përçarë për të siguruar përfitime me pushtetet e radhës dhe duke u bërë kashtë e koqe sa tashmë janë.
Duke qenë se gjithkush filloi të quhet i burgosur politik i ndërgjegjes, ku u abuzua me këtë status nga vetë shoqatat e të burgosurve dhe duke u shpërbërë në disa shoqata, ku ndonjërën prej tyre e drejtonin njerëz që nuk kishin qenë asnjë ditë në burg, por në të kundërt kishin qenë me funksione dhe kishin bërë poezi për Enverin dhe bashkëpuntorë të Sigurimit, shtresa e të persekutuarve nuk krijoi dot një bllok shtrëngimi për regjimet postkomuniste, por u kënaqën me disa medalje nga thesi presidentëve të radhës dhe me ndonjë kompensim të viteve të burgut me letra me vlerë në fillim, dhe tash vazhdojnë me këste-këste si pëlhura e Penelopës. Këto shoqata më shumë i përdorën për përfitime kryetarët deri dhe duke shitur apartamente dhe dhënë çertifikata persekutimi për përfitim në njerëz që nuk ishin të persekutuar, por në të kundërt … Kështu hap pas hapi e shkërmoqën kartën morale që kishin.
Instituti i Krimeve të Komunizmit ndërsa politikanët me oligarkët ekonomik fuqizoheshin duke kontrolluar gjithçka, Agroni me institutin bënin luftë me buça që lehin si para ngordhjes si Baba Taku, ish-prokurori në kohës së komunizmit, i cili, duhet të ishte në burg jo si prokuror i kohës, por si njeri që ka shkelur ligjet e asaj kohe nëpërmjet torturës së të pandehurve duke shkelur nenit 7 të Kodit Procedurës penale të kohës e të tjera. Sot ky njeri është deputet nën kryeparlamentartin Gramoz Ruçi, ish-ministri e brendshëm i fundit komunist dhe sekretari partisë Tepelenës për vite. Kjo është e mjaftueshme për të treguar shkallën e zhvillimit demokratik në Shqipëri.
Apo tjetri, Fatos Tarifa djali i këshilltarit te Enver Hoxhës Sevo Tarifa që në demo(n)kraci u bë ambasador në shtetin më të fuqishëm të botës SHBA, i cili deri dje, për Fatosin, sipas mësimeve të shokut Enver, ishte xhelati i popujve të robëruar. Ky njeri pasi e sollën pako postale nga Ëashington për vjedhje të fondeve të ambasadës del dhe leh së-bashku me baba Takun, Sabit Brokajn dhe së fundi Osman Muratin se do ti vihen mbrapa Agron Tufës dhe do ta gjejnë në brimën e miut dhe do ti japin plumbin ballit se i ka fyer LNÇ.
Ja ku po ja u themë unë, këta më kujtojnë të sëmurin psiqik të viteve 70-të, DH.T., që bënte raporte agjenturash Ministrisë së Brendshme për të rinjtë dhe sportistët e kohës. Ndërsa këta bënin dhe bëjnë luftën e luftës për luftën e pasluftës pushteti vazhdon rehat forcimin e pushtetit politik dhe finaciar si sundim oligarkik. Boll më me atë LNÇ! Edhe të kishte qenë UNÇ, Ushtria e Kuqe që e çoj nazizmin në Berlin duhet të kishin pushuar baba Taku, Brokaj, Tarifa dhe së fundi kukuvajka që na doli si fantazmë Halloëeen-i Osmani me veteranët e prostatës më plumb për Agronin! E për më tepër kur historia partizane tregon më shumë kanë vrarë shqiptarë dhe njëri-tjetrin gjatë luftës se sa pushtues! Pushtues kanë vrarë ndonjë tek-tuk. E sa për pas luftës që këta e quajnë çlirim e tregoj gjendja e Shqipërisë në 1990 edhe vazhdon sot pikërisht se nuk u lanë hesapet me krimin komunist në 1990 edhe si dobësi e klasës së persekutuar për ato që rreshtova më lart.
Tufa e tufëzuar e gardës së kuqe le të lehi sa ti vijë ngordhja se dhëmbët i kanë rënë dhe pushteti sot i përdor si GOGOL, për të terhequr vemendjen nga PPP të dhe vjedhjet dhe abuzimet më oligarket e krimit. Kjo sepse nuk u ndëshkuan kurrë për krimet e kryera, por në të kundërt u bënë kapitalistët më të mëdhenjtë në demokracinë e kuqe shpërbërë në rozë-blu-pink tani me femijët e tyre në pushtet si djali Osman Muratit and co. Tash është tepër vonë! Në 1991-92 kjo zabëllhane filluan të fshihen nëpër vrima dhe mosdilnin më në rrugë. Por kur panë se “luanit” të cilit ju trembën ishte lepur, dolën, dhe tashmë lehin se do derdhin plumba ballit. Buçet janë mësuar të lehin deri në ngordhje kështu do lehi dhe vemja Osman Murati me shokë deri në qarje-lehjet e fundit.