AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 23:30

Ikardi rinovon dhe largohet nga Interi, prezantohet te PSG me numrin e ri në fanellë

Ikardi rinovon dhe largohet nga Interi, prezantohet te PSG me numrin e ri

Mauro Ikardi është futbollisti më i ri i PSG-së dhe dy klubet e kanë konfirmuar diçka të tillë në sajtet e tyre. Ish-kapiteni ka rinovuar kontratën e tij me Interin edhe për një sezon tjetër, duke bërë që tashmë kontrata të skadojë në vitin 2022, ndërkohë që është huazuar për një sezon te PSG.

Parisienët kanë të drejtë të blejnë shërbimet e sulmuesit në fund të sezonit për 70 milionë euro, ndërkohë që Interi nuk përfiton asgjë për momentin nga ky huazim. Ikardi do të mbajë fanellën me numrin 18 te PSG-ja.