AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 22:58

FOTO/ Ikardi tek PSG, shikoni çfarë bën Maksi Lopez

Mauro Ikardi më në fund vendosi të largohej nga Interi, dhe do të jetë pjesë e PSG sezonin e ri.

Por, këtë lëvizje të argjentinasit, duke se e “komenton” edhe Maksi Lopez, ish-burri i Vanda Narës, bashkëshortes aktuale të Ikardit.

Vetëm pak orë pas mbylljes së transferimit të Ikardit te PSG-ja, Maksi Lopez ka postuar një foto në “Instagram”, pas plot 10 ditësh që nuk bënte asnjë postim, me lojtarin tjetër të parizienëve, Nejmar.

“Vëlla, ata që të njohin e dinë që ti je një person i përulur, i dobishëm dhe i thjeshtë. Në çdo klub ku do të jesh, do jesh gjithmonë një nga më të mirët në histori” – shkruan Maksi Lopez, teksa poston foton me Nejmarin nga Rio de Zhaneiro, edhe pse nuk dihet nëse postimi ka lidhje direkt me Ikardin.

Pas vetëm disa minutave, në këtë postim ka bërë “like” edhe Ivan Perisiç, një nga “armiqtë” më të mëdhenj të Ikardit sezonin e kaluar tek zikaltrit.