AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 19:23

"Ik thyej qafën se të është mbushur kupa", komentuesit masakrojnë Ramën

Në përpjekje për të qetësuar mijëra studentë që protestojnë prej tre ditësh para Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama të premten publikoi një video 3D, sipas të cilës planifikohet ndryshimi i gjendjes në godinat e Qytetit Studenti.

Kujtojmë se gjendja në godinat studentore është një nga tre pikat që studentët i kanë parashtruar qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se do të rikthehet sërish protesta të shtunën, 8 dhjetor.

Prezantimi në video, ka bërë që qindra komente të “shpërthejnë” kundër tij dhe qeverisë që përfaqëson në rrjetin social Facebook.

Qytetarët i kujtojnë me ironi se në mënyrë 3D janë bërë edhe një sërë veprash të tjera si aeroporti i Kukësit dhe ai i Vlorës.

O Edi të ka ardhur litari në fyt, të siguroj që të kërkosh azil si Gruevski, pasi nuk ke asgjë në terezi ose do të përfundosh si Gadafi”,- shkruan një qytetar.

Në postimin e dytë të videos në profilin e tij në Facebook, ndryshe nga rasti i parë ku nuk munguan as ironitë, kryeministri Edi Rama nuk u ka kthyer ende përgjigje komentuesve.