AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 18:06

"Mini-Merkel", pas 18 vitesh ja kush e zëvendëson kancelaren në krye të CDU

"Mini-Merkel", pas 18 vitesh ja kush e zëvendëson kancelaren

Shpesh i njohur si “ëngjëlli mbrojtës” i kancelares gjermane, madje edhe si “Mini-Merkel”, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbaues është zgjedhur si liderja e ardhshme e partisë konservatore gjermane.

Kramp-Karrebauesr, e njohur si AKK, mundi rivalin e saj kryesor, avokatin Friedrich Merz, një kritik të vendosur të Merkelit, fitorja e të cilit të do përfaqësonte një ndërprjeje vendimtare nga trashëgimia dhe politikat e kancelares aktuale.

AKK, një ndjekëse besnike e kancelares aktuale, pritet të përballet me një betejë të madhe si udhëheqëse e CDU. Partia, kohët e fundit, ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes, duke tërhequr afro 30% të votimeve, krahasuar me 40% që kishte në kulmin e Merkel.

Merkel, e cila befasoi partinë dhe gjithë Gjermaninë në fund të tetorit, kur njoftoi se nuk do kërkonte rizgjedhjen si kryetare e CDU-së, të premten mbajti fjalimin e lamtumirës, duke marrë duartrokitje për 10 minuta.