AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 18:48

Reforma në drejtësi/ Ambasada amerikane dhe e BE-së: Javën e ardhshme presim...

Zgjidhja e 8 anëtarëve të KED këtë të premte, solli reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë dhe ambasadorit të BE-së në vendin tonë.

Javën e ardhshme presim përzgjedhjen e anëtarëve për KLP e KLGJ, ishte reagimi i ambasadës amerikane. Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë u shpreh: “Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLGJ-në dhe KLP-në”.

“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjithastu, reagoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLGJ-në dhe KLP-në”.

kjj