AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 17:00

“Nuk ka përçarje mes studentëve”, protestuesit: S’kemi lënë shkas që politika nesër të vetëofrohet

“Nuk ka përçarje mes studentëve”, protestuesit:

Studentët kanë hedhur poshtë çdo spekulim të mundshëm se ka përçarje mes tyre. Në një prononcim për News 24, studentët shprehen se do të vijojnë protestën e tyre por pa eksponentë partiakë.

Të pyetur nga gazetari nëse mund të ketë nesër me 8 dhjetor përfshirje të politikanëve, u shpreh;

 “Nuk ka përçarje mes studentëve. Ne do të vijojmë protestën. Jemi organizatë për univesitetin dhe do të vijojmë protestën. Nuk kemi lënë shkas që politika të na vetëofrohet. Ne i laguar eksponentët partiakë që të largohen.

I bëjmë thirrje të gjithëve që mos të disinformohen. Studentët janë një dhe një është për të gjithë. Ne do të vazhdojmë protestat derisa të plotësohen të gjitha kërkesat tona”.