AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 13:53

Idrizi thirrje qeverisë në 76 vjetorin e genocidit në Çamëri: Zbatoni rezolutën për çështjen çame, idiotët e Athinës mbrojnë të drejtat e mohuara të minoritetit grek

Idrizi thirrje qeverisë në 76 vjetorin e genocidit në


Ditën e sotme shënohen 76 vite nga masakra mbi popullsinë çame nga nacionalistët grekë, që shënon edhe fillimin e javës çame.

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në këtë ditë i ka bërë thirrje kryeministrit grek, Micotaqis, popullit grek dhe qeverisë shqiptare, që të mos e harrojnë Çamërinë. Idrizi ka kërkuar nga qeveria shqiptare, që të zbatojë rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.

Ndër të tjera ai ka dënuar edhe arrestimin e patriotëve shqiptarë, të cilët protestuan disa ditë më parë për djegien e flamurit shqiptar nga disa qarqe nacionaliste greke në jug të vendit.

“Jemi këtu sot në përkujtim të 76 vjetorit të genocidit programuar mbi popullsinë e Çamërisë. Genocidi që përfundoi me 20% të vrarë dhe pjesën tjetër të dëbuar. Kombet e dështuar janë ata që fshijnë të shkuarën me harresë. Harresa është një vrasje tjetër. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë mbuluar ta mbulojnë me harresë.

Për të gjithë ata që mendojnë se shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi, un them që do të lodhemi të fundit.

Ne fillojmë sot javën çame. Këtë vit e kemi me mesazhin mos e harro Çamërinë. Ky mesazh nuk i drejtohet çamëve dhe shqiptarëve. Ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremistëve grek.

Dua ti kujtoj Micotaqis, babain e tij që në vitin 1992 pranonte të ngriheshin komisionet mikse për pronat e çamëve dhe partizanëve çamë në varrezat në Greqi.

Qeveria duhet të përkujtonte ditën e genocidit për çamët, ligji që buron në vitin 1994.Unë dua ti drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.

Në këto kushte ku ndodhet Shqipëria, një krizë ekonomike dhe politike, dhe e pandemisë, do të dukej jo shumë me vend që të tërhiqnim vëmendjen për Çamërinë. Ne kemi shumë arsye për ta ngritur zërin për Çamërinë. E keni parë sesi qarqet ekstremiste djegin flamurin shqiptar e ne presim qe të veprojë qeveria shqiptare, shohim sesi disa patriot në Gjirokastër arrestohen.

Teksa kërkonim që të ngriheshin varrezat e çamëve, në Shqipëri u ngritën varrezat e ushtarëve grekë. ndërsa kërkonim që varrezat të merrnin statusin e varrezave historike, e morën ushtarët grekë, ndërsa ne kërkojmë ngritjen e çështjes çame, na përgjigjen me komisionet mikse.

PDIU është e gatshme të kthehet betejës për censusin. E keni parë sesi idiotët e dobishëm të Athinës na shfaqen duke mbrojtur të drejtat e mohuara të minoritetit grek.

Ne kemi shumë arsye për të folur për Shqipërinë, Çamërinë dhe ato që na bëjnë bashkë dhe prandaj po ju them që ne do të lodhemi të fundit“, tha Idrizi.