AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 10:59

792 persona aktivë me koronavirus në të gjithë vendin

792 persona aktivë me koronavirus në të gjithë vendin


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një ulje të rasteve të reja me koronavirus, krahasuar me ditët e tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 33 raste të reja. Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Mirëpo, numri i personave aktivë me virusin vijon të jetë i lartë. Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 366

Durrës 150

Shkodër 133

Vlorë 54

Fier 37

Korçë 18

Lezhë 14

Elbasan 10

Kukës 8

Gjirokastër 1

Berat 1.