TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka shpallur në kërkim tre shtetas turq dhe një shqiptar, që dyshohen si ideatorë dhe organizatorë të prodhimit dhe trafikimit të heroinës që prodhohej në laboratorin e ngritur në fshatin Brenogë të Hasit. Këta tre persona, thanë burime të policisë për Lapsi.al, mendohet se kontrollonin importin e opiumit, si lënda bazë e prodhimit të heroinës dhe më pas trafikimin e lënës narkotike drejt vendeve të Europës.
Burime nga policia thanë se nga partnerët është siguruar edhe linja e trafikut të opiumit dhe shitja e heroinës në perëndim. Mendohet se opiumi vinte nga Afganistani, kalonte përmes Turqisë dhe transportohej për në Shqipëri.
Nga ndërhyrja e policisë shqiptare në Has nuk janë arrestuar ende organizatorët e trafikut. Një ditë pas operacionit, policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, pasi pa arrestimin e kokave të trafikut, operacioni i policisë mund të konsiderohet i dështuar./Lapsi/