IDE, 8 Gusht 2022, 22:40

Një gropë plehrash pafund

Një gropë plehrash pafund

Historia e inceneratorëve është si ato gropat…që sa herë ti prekësh kudërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës ekonomike Monitor, bazuar në dokumenta, që tregonte se si me metodat e njohura, me emra fallco, inceneratori i Tiranës kishte marë edhe 310 mijë euro nga paratë tona, për të ngritur një serë. Shkrimi i gjatë ngrihej mbi një antitezë. Historinë e një fermeri i cili kishte aplikuar pranë Agjensisë për Zhvillimin Buqësor dhe Rural (AZHBR) dhe ngaqë nuk kishte përfituar dot fondet që i takonin, kishte falimentuar dhe ishte nisur për emigrim. Nga ana tjëtër, një bujk i rremë, një nga ata që i japin emrat e shumtë me qera bosëve të inceneratorëve, që sikurse tregojnë dokumentat kishte firmosur në bordero edhe si punëtor i thjeshtë edhe si asdministrator, sapo aplikoi në AZHPR, përfitoi plot 310 mijë euro nga grande që Shqipërisë i ishin falur nga Komuniteti Evropian. 

Sado prekës që të jetë ky paralelizëm, ai tregon shumë më tepër sesa atë që ndodh nën regjimin e rilindjes, ku as që imagjinohet që qytetarët të kenë shanse të barabarta. Ai shkon përtjej edhe akuzave të zakonshme për ryshfet dhe korrupsion, ku një fermer i vërtetë nuk e merr ndihmën ndërsa tjetrit që i takon, digjet. 

Pra kjo histori, sado empathi që të ngjallë e tejkalon fatin e Dashamir Çelës nga Berati, të cilin qeveria e tij bëri gjithçka për ta falimentuar, derisa e detyroi të largohej nga vendi. Fakti që projekti i tij nuk u financua dhe ai i një anonimi që kishte nga mbrapa bosët e inceneratorëve, as që nuk u vu në dyshim, na dëshmon për superpushtetin koruptiv që kishte ky oktapod tentakulat e të cilit patën kapur gjithë shtetin.

Ky episod i vogël allishverishi (sepse po u morre me 300 mijë euro këta të tallin), tregon se përpos Ministrisë së Mjedisit, roli i së cilës është vërtetuar, Bashkisë së Tiranës që firmoste duke tejkaluar kompetencat, asaj të Fierit që nuk ka parë se ç‘ka miratuar, atyre dhjetë dikastereve që kanë qenë aq efikase sa kanë thënë “PO” brenda një dite të vetme, në lojë paska qenë edhe ministria e Bujqësisë. Pra kudo që i vinin syrin bosët e inceneratorëve, ata ushqeheshin me para publike, ashtu si edhe sot, që janë në arrati, por vazhdojë të paguhen me 29 euro për ton, për plehrat që nuk i djegin po i groposin aty pranë serës të ngritur me fondet e BE për Shqipërinë. 

Prandaj kjo gropë mbetjesh nuk ka fund. Se ajo është ideuar dhe realizuar nga ata që kishin pushtetin për të komanduar çdo ministri dhe çdo bashki. Dhe prandaj sa herë e prek ajo nxjerr në sipërfaqe plehrën e radhës, që ka mbetur ende e painceneruar. /Lapsi.al/