IDE, 29 Qershor 2022, 19:29

Ndikimi gjeopolitik i ndalimit të abortit në SHBA

Ndikimi gjeopolitik i ndalimit të abortit në SHBA

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, ka sjellë një ndikim global, jo vetëm për shkak se bën fjalë për një çështje universale siç është e drejta e abortit, por edhe për pasojat e saj gjeopolitike. Një Amerikë e përçarë, e zhytur në një luftë të thellë kulturore dhe politike, është një superfuqi më pak e përkushtuar në botë në një kohë kur sfidat po shtohen me shpejtësi.Në Evropë, Azi apo Lindjen e Mesme, udhëheqësit politikë po përgatiteshin tashmë për provën vendimtare të zgjedhjeve amerikane të mesit të mandatit, të planifikuara për në muajin nëntor.

Presidenti Xho Bajden dhe administrata e tij e Partisë Demokratike, rrezikojnë të humbin shumicën në njërën apo edhe të dyja dhomat e parlamentit, Kongres dhe Senat. Një skenar i tillë, do të krijonte një pengesë të madhe për politikën e jashtme të Uashingtonit.

Për shembull, është e pamundur të imagjinohet që një Kongres i kontrolluar nga republikan, të miratojë një marrëveshje të mundshme me Iranin mbi programin bërthamor të këtij të fundit, negociatat për të cilën kanë rinisur këto ditë, pasi rrezikuan që të prishen plotësisht.

Edhe ndihma ushtarake për Ukrainën do të negociohet më me vështirësi me një Kongres armiqësor ndaj administratës aktuale, edhe pse një pjesë e republikanëve janë dakord me qasjen aktuale të Bajden ndaj Rusisë.

Zgjedhjet janë përcaktuese

Kriza e shkaktuar më 24 qershor nga shumica ultra-konservatore e Gjykatës së Lartë në SHBA, e përkeqëson klimën e ndarjeve brenda Shteteve të Bashkuara. Që nga ai moment, demokratët duke filluar që nga Xho Bajden dhe kryetaren e Kongresin Nensi Pelozi kanë nisur fushatën për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat pritet të jenë vendimtare.

Për demokratët, provokimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të emëruar nga Donald Trump,përfaqëson një mundësi të mirë për të mobilizuar votuesit e tyre të zhgënjyer nga buxheti jofrymëzues i Bajden, me shpresën për të fituar edhe votën e republikanëve të moderuar (dhe sidomos të grave) kundër radikalizimitsë djathtës Trumpiste.

Por nuk është e thënë që gjërat të shkojnë domosdoshmërisht kështu, sidomos n klimën njëngërçi ekonomik dhe një inflacioni galopant. Angazhimi i SHBA-së në Ukrainë, nuk është aktualisht në rrezik. Edhe para pushtimit rus, Uashingtoni mori një pozicion udhëheqës, në fillim të kujdesshëm dhe tashmë plotësisht të qartë.

Ky aspekt nuk do të ndryshojë, pavarësisht konflikteve të brendshme. Këtë e vërteton edhe fakti se këto ditë Xho Bajden ndodhet në Evropë, fillimisht për samitin e G7-ës në Gjermani, dhe më pas për samitin e NATO-s në Madrid.

Gjithsesi, një president i dobësuar në frontin e brendshëm, dhe duke u përballur me një betejë elektorale delikate, dhe një Amerikë e mbyllur në vetvete, dhe e pllakosur nga kriza të shumta,nuk janë lajm i mirë për stabilitetin botëror.

Nga këndvështrimi i Moskës apo Pekinit, kjo situatë konfirmon vizionin e rënies sëperëndimorëve. Vladimir Putin dhe Xi Jinping, janë të bindur se ka ardhur koha e tyre. Ky peizazh i karakterizuar nga një çarje e dukshme ,i vë në vështirësi evropianët.

Dikush kishte menduar se në kontekstin e luftës në Ukrainë, ishte kthyer ombrella mbrojtëse eSHBA-së, dhe se ajo do të qëndronte këtu për një kohë të gjatë. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por nuk mungon rreziku i heqjes së saj. Për më tepër, vendimi i Gjykatës së Lartë u dërgon një mesazh indirekt evropianëve:merrni përgjegjësitë tuaja!/ “Internazionale”/Bota.al