IDE, 16 Prill 2024, 20:09

Gjashtë propozime se ku mund të puqen subjektet e reja politike

Gjashtë propozime se ku mund të puqen subjektet e reja politike

(Duke ndjekur diskutimin e mbrëmshëm të Ylli Rakipit, në emisionin "Të Paekspozuarit", për fatin e subjekteve të reja politike).
Meqenese subjektet e reja nuk arrijne dot te gjejne te perbashketa dhe nuk kam per te harxhuar fare kohe per te gjetur fajtorin se eshte banale, po jap une disa propozime se ku mund te puqen pa asnje sforco:
E para, si levizje ato jane shume te ndryshme, por si subjekte pak a shume kane nje fabul dhe nje qellim, te krijojne nje alternative perfaqesuese, pra perpara se te flasim per bukurine e krijeses se re, duhet te dime qe kjo krijese ka lindur ne nje toke aspak fertile, madje armiqesore, keshtu qe rreziku i tharjes eshte iminent. Kjo nuk i barazon, por i lidh ne fatin e perbashket, dhe kjo jo se pse e kam une si vizion, por thjesht e imponojne rrethanat.
Mjafton te kujtoni se sa shpejt e gjeti gjuhen Rama me Berishen per amnistine, per te kuptuar se çfare keni perballe.
E dyta, protestat nuk ka asnje kuptim qe te mos behen te perbashketa, ca kuptimi ka qe sejcili te mberthehet pas nje kauze, kur vendi eshte duke marre flake perdite?!
Se treti, ato duhet te bejne pjese te aksionit te tyre dhe kauzat e subjekteve te tjera, pavaresisht snobizmit intelektual, sepse ne fund te fundit ato jane kerkesa apo kauza te me te perjashtuarve. Nese mbeshtetet aksioni per nje Tirane te jetueshme, e pse mos te mbeshtetet aksioni per voten e diaspores? Ku eshte sakrilegji ketu?
Se katerti, Keshilli Bashkiak p.sh., eshte nje arene qe duhet ndezur me aksione te perbashketa. Sigurisht me vullnet te mire, me sinqeritet. Po ca kuptimi ka qe dhe ato pak forca qe jane, mos te koordinohen?!
Nese ka dyshim, duhet distancim, jo medyshje te kota qe lodhin njerezit.
Se pesti, nese ka mjaftueshem modesti, do duhen hapur tryezat e perbashketa per te folur per çeshtje kapitale dhe per te rene dakord qe pak principe themeltare do t'i mbeshtesim te gjithe bashke. Ne fund te fundit ka disa te keqija qe jane te painterpretueshme, ato duhen luftuar dhe pike.
Se gjashti dhe shume e rendesishme, eshte koordinimi mes tyre per kandidate qe t'i mbeshtesin te gjitha palet ne zona te caktuara apo per kompromise te principta per figura konsesuale. Le te mos kete rendesi se kush e propozon, le te shkoje per logon qe e propozon. Nese nje subjekt ka qene aq i zoti sa te nxjerre nje kandidature premtuese dhe te pakontestueshme, le te mbeshtetet. Çfare kuptimi ka qe sejcili te nxjerre nga nje ne çdo zone, duke i futur sterkembsha njeri-tjetrit?!
Per te arritur çfare?!
Keto qe them, nuk i demtojne fare ato ne betejat e tyre, nuk ua perçudnon identitetin, po perkundrazi i ben nder, sepse tregon minimalisht qe jane konstruktive dhe dine te bejne kompromiset e duhura per nje te mire te perbashket. Kjo zgjidhjet me nje te shkrepme, mjafton nje takim fare njerezor dhe i afert per ta çuar perpara kete te mire per Shqiperine.
Cilido qe ka merak se do demtohet nga kjo pune, le te dije qe keto subjekte te reja nuk do mbijetojne gjate te gjithe bashke ne te njejten kohe, te ardhmen perpara e ka subjekti me organizimin me te mire dhe me identitetin me te forte, por cilido qe mendon se e ka arritur qe tani dhe eshte i afte te dale vetem perballe ujqerve, le ta dije qe po e hedh veten ne vrime te zeze, e cila do ta thithe dhe as hiri nuk do t'i mbetet. Une e di qe pak a shume te gjithe i mendojne keto gjera, sepse e kam patur fatin te flas me sejcilin, duhet thjesht kurajo dhe vizion, sigurisht me gjithe te drejten e sejcilit per te ruajtur integritetin e vet, pa bere asnje kompromis te detyruar.
Jam kunder shkrirjeve artificiale, te pavullnetshme.
Uroj shume qe kjo dite te jete afer, vete do punoj mesa fuqi kam qe kjo gje te ndodhe!
Jam i sigurt qe eshte ne te miren e te gjitheve.