IDE, 17 Mars 2024, 13:51

Efektet ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm!

Efektet ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm!

Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe  kriteret kryesore për cilësimin e një investimi si strategjik ishin vetëm dy:

Interesi publik që ka në thelb një investim, si dhe kriteri financiar, që tregon fuqinë dhe potencialin për realizimin e investimit.

Edhe  interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik duhet të vlerësohej  sipas ;vlerës së investimit, kohës së realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes së vendeve të reja të punës, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij.

Për të lehtësuar kostot e biznesit , investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike Këshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t’u  jepte jo vetëm akses  në  pasuri  private dhe publike  por edhe   shërbime publike sepse  investimi në shkëmbim të avantazhit konkurues të krijuar nga qeveria do të ofronte përfitime të shumëfishta për ekonominë lokale dhe të vendit .

Çfarë ka ofruar qeveria në këto 10 vjet?

Sipas vendimeve të miratuara, qeveria u ka ofruar investitorëve mbi  5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro.

Investitorët që janë kualifikuar të  bëjnë investime në turizëm kanë përfituar  jo vetëm tokë në zonat bregdetare, por qeveria ju ka garantuar me anë të fondeve  të buxhetit  infrastrukturë direkte si dhe infrastrukturë ndihmëse, si furnizim me ujë  kanalizime, rrugë dytësore si dhe investime në shpërndarjen e energjisë duke përshtatur rrjetin e amortizuar, dhe përfitime të tjera.

Nga llogaritjet konstatohet se çdo vit në dekadën e fundit për të lehtësuar kostot dhe bizneset e investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike është investuar direkt deri 400 milionë Euro nga buxheti i shtetit (me fondet e brendshme), pra gjithësej rreth 3.2 miliardë euro nga taksat tona.

Por le të shikojë çfarë kanë dhënë mbrapsht investimet strategjike?

Pra ndërsa kanë marrë 5.8km2 tokë edhe rreth 3.2 miliardë euro nga buxheti ishtetit për fasilitimin e investimeve strategjike AIDA krenarisht deklaron se vlera e investimeve strategjike  është 4.4 miliard Euro. AIDA  po ashtu deklaron se Investimet strategjike në turizëm kanë prurë  një shtesë punonjësish në sektorin e turizmit  prej 25.040 individë.  

Por, nëse i referohemi analizës  sektoriale te Bankës Botërore të efektit që kanë investimet në turizëm në krijimin e vendeve të reja të punës  rezulton se për çdo 10 milion Euro investime në turizëm duhet të   krijoheshin deri 130 vende punë direkte dhe 60 indirekte. Pra këto nga  4.4 miliardë Euro duhet të kishin  prurë  të paktën 57 mijë vende pune të reja direkt në turizëm  dhe 36 mijë vende pune indirekt nga sektorë që lidhen me turizmin (bujqësi, transport, kulturë etj.) Por të ofruara më së shumti si një miks ndërtimesh rezidecash private individuale me pak përzjerje strukturash  hoteliere, ato  nuk e kanë kalur dot as testin e shumë propaganduar të krijimit të vendeve të  reja të shumëkërkaura të punës.

Por pamjaftueshmëria për të prodhuar mirëqënie për banorët e zonave bregdetare, nuk përfundon këtu. Me anë të një tjetër ligjt të miratuar përgjatë vitit 2020 ligjit “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare”  dëmtohen edhe më  rëndë interest e banorëve dhe pronarëve të pronave në bregdet. Ky ligj i’u heq pronarëve të tokave në  bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë   të tokave të tyre duke i dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke I detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik. Ligji  ndërhyn brutalisht në vullnetin e pronarin e tokës në bregdet, duke e detyruar atë t’ja shesë pronën së pari shtetit, me një cmim të paracaktuar dhe jo me vlerën e përcaktuar në treg, duke e shpronësuar atë me vlera qesharake.

Ligji i Investimeve strategjike edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore të miratuara këto 10 vjet për menaxhimin shitjen e tokave në bregdet nuk janë gjë tjerër vetëm struktura nxitëse të njëashme të transferim “e ligjshëm “ të vlerës nga publiku dhe banorët e thjeshtë tek një grup i caktuar njerëzish që jo fare çuditërisht  janë edhe përfitues te kontratave të tjera publike. Edhe pse ky transferim është bërë gjoja në emër të krijimit të vlerave shtesë, apo vendeve të punës, kjo nuk ka ndodhur.

Kryeministri në intervistën e tij të fundit nuk e ka pranuar ekzistencën e korrupsionit në akses, (sepse është shumë i fokusuar në luftën kundër  korrupsionit te punonjëset e postës) por herët a vonë llogaritë bëhen. Kur jep me diskrecionin personal të plotë,  pa trasparencë  1 lek pasuri të  publikut duke marrë  mbrapsht një qindarkë, kjo qasje klasifikohet pa asnjë mëdyshje korrupsion me anë të aksesit. Le të vijnë kapitali nga të dojë nga  Amerika, Kina, Arbia, Europa,  apo edhe vetë Zoti,  le të kërcejë e veshur me kostum popullor gjithë vitin ministrja e tij e turizimit në Berlin, me këtë qasje mirëqenia e këtij vendi është drejt kurkundit edhe zhvillimi në zgrip.