TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

A ishte beteja Trump-Zelenski një skandal real, apo një lojë dhe aktrim i inskenuar nga “Shtëpia e Bardhë”?
Sigurisht që 99% e publikut mendojnë që përplasja Trump dhe Vance me Zelenskin ishte e natyrshme dhe jo “lojë luftash”, por ka disa fakte që të bëjnë të dyshosh;
Së pari është në taktikën e Trump që të poshtërojë miqtë dhe të lavdërojë armiqtë.
Referuar mandatit të parë Trump ka injoruar dhe ofenduar të gjithë aleatët në takimet e tij.
Ai ka poshtëruar Mbretëreshën e Anglisë Elisabet, kancelaren Merkel, presidentin Macron.
Nga ana tjetër ka mbivlerësuar tre kundërshtarët politik të SHBA, Presidentin e Rusisë Putin, Presidentin Kinez Xi Jinping, apo diktatorin korean Kim Jong.
Thjesht, Trump sillet keq me miqtë apo të dobtit, dhe përkëdhel të fortit apo armiqtë.
Së dyti, “Teatri” Trump - Zelenski u filmua live me kamera si jashtë çdo proçedure të Shtëpisë Bardhë. Në çdo takim bilateral filmohet shtrëngimi i duarve dhe bisedat kryen me dyer të mbyllura. Më pas presidenti amerikan del me të ftuarin në koferencë për shtyp.
Dje ndodhi ndryshe, kamerat ishin porositur të filmonin “Big Brodher Amerika” me banorët Trump-Zelensky-Vance.
Së treti, pjesë e aktrimit ishte Trump dhe Vance, por jo Zelensky. Aktori i filmave ukrainas për herë të parë në jetë s’kishte dijeni për skenarin dhe regjinë e “Hollywood.”
Trump dhe Vance kishin vendosur që t’i tregonin botës forcën, arrogancën dhe pushtetin amerikan nga sherifi i ri që ka ardhur në planet.
Nga ana tjetër loja e banorëve të “Big Brother Amerika” tentonte t’i tregonte Rusisë dhe Putinit që ata ishin në anën e tij dhe po i bënin presion Zelenskit dhe aleatëve të Ukrainës.
Së katërti, “telenovela” doli nga skenari, kur Zelenski ia dhjeu publikisht Zv/Presidentit Vance duke i thënë: “Mos bërtit dhe mos mendo se do imponohesh duke ngritur zërin”.
Filmi iu këput Trumpit dhe Vancit sepse me dy fjali Zelensky ia uli autoritetin të dy liderëve amerikanë në fund këmbëve.
Ajo çfarë ndodhi në Washington s’do ndryshojë rendin botëror dhe as nuk do fillojë “Luftën e 3-të Botërore”. Ajo çfarë ndodhi në “Shtëpinë e Bardhë” dëshmoi për herë të parë në planet banalitetin e liderve botërorë, që mbi humanizmin, parimet, standardet, paqen apo aleancat ata kanë interesat private, biznesin, imazhin, fasadën, pushtetin dhe dollarin.
Trump dje nuk poshtëroi Zelenskin, por Amerikën duke pështyrë tre ish-presidentët: Bush, Obama dhe Biden, vetëm për të lartësuar Putin.
MAGA, (Make America Great Again) nuk funksionoi, sepse Trump nuk e bëri dje Amerikën e madhe, por e zvogëloi atë.
“Amerika e para” apo “Amerika e Madhe” nuk realizohet duke shkërmoqur Ukrainën, por duke dobësuar Rusinë, Kinën, Korenë apo Iranin.
Trump deklaroi dy ditë më parë se është gjerman, por e urren Bashkimin Europian.
Ai deklaroi se BE është krijuar për të shkatërruar SHBA dhe prandaj ai do i vendosë taksa Europës.
Trump premton Amerikën e Madhe por mbështet: Rusinë e Madhe, Kinën e Madhe, Serbinë e Madhe.
Nga “Filmi dramatik” që pamë dje në Shtëpinë e Bardhë ndoshta duhet të kuptojmë se do jenë 4 vite të vështira për Europën, Ballkanin dhe Kosovën.
10 milionë shqiptarë nuk do dëshironin që Kosova të jetë kurbani i rradhës pas Ukrainës.
Fatkeqësisht liderët shqiptarë nuk u treguan vizionarë, dhe të kishin realizuar Projektin “franko-gjerman” për Kosovën brenda 4 viteve që kaluan.
Dështimi i projektit europian për Kosovën do të legjitimojë Amerikën e Trump të sillet nesër me Prishtinën, njësoj si me Zelenskin duke thënë:
“Ju dështuat 4 vjet me tryeza sepse nuk doni marrëveshje. Tani është koha t’ia ktheni ndihmat Amerikës dhe të pranoni një Projekt të ri pë Ballkanin”.
Uroj kjo të mos ndodhë dhe e gjitha të jetë “teatër”, por s’do ishte keq që Kosova dhe Shqipëria të përgatiten për një Plan B: Trump-Putin-Vuçiç.