TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës në relievet kodrinore malore të zonës së qendrës dhe jugut.
Në orët e mesditës në relievet e larta malore të zonës së jugut do ketë prezencë reshje shiu të dobëta në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do ketë erë me rrahje dhe intensive deri në 15-18m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 21/36 Diell
Kukës 16/33 Diell pak re
Lezhë 25/36 Diell
Dibër 15/33 Diell pak re
Durrës 21/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell pak re
Elbasan 20/37 Diell re
Berat 17/36 Diell re
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 16/37 Diell re
Sarandë 16/32 Diell.