TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia arrestoi tre ditë më parë Lulzim Shallarin në fshatin Grevë të Skraparit pasi në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit u gjetën disa rrënjë kanabis sativa.
Shallari u arrestua me dyshimin se ishte ai personi që mbolli kanabisin.
Mëngjesin e sotëm ai doli para gjykatësve për të marrë masën e sigurisë.
Pas masës së sigurisë “arrest me burg”, Shallai doli nga gjykata për t’u rikthyer në paraburgim duke çaluar, ndërsa këmbën e djathtë e kishte të fashuar.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm se kush e dhunoi, ai u shpreh nga brenda furgonit të policisë se kishin qenë policët në Skrapar që ushtruan dhunë ndaj tij duke shtuar se i kishin bërë presion edhe që të pranonte autorësinë e mbjelljes së kanabisit në komisariat.
I ndodhur aty pranë, babai i Shallarit iu drejtua me fjalët: Mos kij frikë! Je i pafajshëm dhe do të dalësh shpejt.
Policia ka kryer disa aksione për parandalimin e mbjelljes së kanabisit në zonën e Skraparit, ku parcelat janë shtuar shumë gjatë kësaj vere./Abc News