AKTUALITET, 14 Gusht 2021, 12:58

Zjarret/ Pas xhamit “misterioz”, gjendet një tjetër send i rrezikshëm në pyjet greke

Zjarret/ Pas xhamit “misterioz”, gjendet një tjetër send i

Greqia vijon të përballet me një numër të madh vatrash zjarri që kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota.

Por, ndërkohë që vatrat shtohen, në opinionin publik vendas ka filluar të zërë vend edhe ideja se disa prej zjarreve janë të qëllimshme.

Dhe këtë qëndrim të tyre e përforcojnë shpesh edhe gjetjet e xhamave zmadhues apo bombolave të gazit nëpër pyje.

Sëfundmi, ekipet zjarrfikëse kanë gjetur disa bombola gazi në Argyroupoli, prania e të cilave aty është e pashpjegueshme.

Më herët, ekipet e shpëtimit gjetën edhe një xham zmadhues në një tjetër zonë pyjore, i cili duke reflektuar rrezet e diellit në një vend mund të ndezë zjarr.