TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave se ka publikuar foton e armëve nga operacioni i Elbasanit, i kryer më 1 korrik mësohet se shefi i komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj është pezulluar nga detyra.
Semanaj është pezulluar, vetëm për dy ditë pasi dyshohet se gjatë operacionit i është dërguar një foto e armëve, si një i pasionuar pas tyre.
Po kush është Bilal Semanaj?
Semanaj u emërua në Cerrik më prill të këtij viti nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Nga shef i Komisariatit të Policisë Peqin, ai u tranferua në Cërrik.
Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet e tij sociale vihet re pasioni që ai ka për armët dhe aeroplanëve.
Semanaj i veshur me një xhup lëkure, i cili ka të gdhëndura simbolet e marinës amerikane dhe me një puro në gojë, ka pozuar para disa mjeteve të ndryshme fluturuese.
Përveç Semanajt, i pezulluar nga detyra është shefi i Krimeve në Cërrik Albjon Xhitoni, ndwrsa Specialisti i Krimeve Edvin Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda Eduart Hasani janë tashmë nën hetim administrativ.
Më datë 1 korrik, një ditë pas atentit që ju bë vëllezërve Baho, ku mbeti i vdekur një prej tyre, 22-vjeçari Klevi, policia dhe RENEA zbuluan në ambientet e një karburanti një magazinë me armë të ndryshme të sifistikuara.
Ende nuk dihet se si janë futur këto armë në Shqipëri pasi përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofitstikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara është shpallur në kërkim një person. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Beko që është njëkohësisht edhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku u gjetën armët.