TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albjon Xhitoni, shefi i Krimeve në Cërrik, është pezulluar sot nga detyra. Bashkë me të u larguan përkohësisht nga puna dhe 4 efektivë të tjerë.
Ata akuzohen se kanë nxjerrë informacione në lidhje me me operacionin e policisë që zbuloi një depo armësh në përdorim nga banda kriminale në një magazinë karburanti në aksin Elbasan-Papër.
Më tej shtohet se Albjon Xhitoni dyshohet se ka pasur komunikim të drejtëpërdrejtë me gazetarët dhe ka shpërndarë fotot e armatimeve.
Por kush ësthë Xhitoni?
Ai është një emër i njohur në situata problemetike në radhët e uniformave blu. Kujtojmë se në vitin 2015, në një protestë pa leje në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, Albjon Xhitoni, në atë kohë shef i Krimeve në Kukës, gjatë një përplasje me protestuesit që bllokuan qarkullimin e automjeteve, ka nxjerrë armën duke ua drejtuar protestuesve. Ku ka qenë një nga episodet, ku Xhitoni ka marrë vërejtje për ushtrimin e detyrës së tij.