AKTUALITET, 11 Korrik 2019, 18:59

Intervista e parë për BBC, kryeministri grek: S’kam shkop magjik, por ju siguroj se do kemi rritje ekonomike

Intervista e parë për BBC, kryeministri grek: S’kam shkop



Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë intervistën e parë televizive për BBC. Përkundër premtimeve të fushatës, ai ka deklaruar se ai nuk ka “shkop magjik”, por ka një plan që lidhet me drejtësinë sociale.

Ai foli për ulje të taksave dhe rritje të pagës bazë.

“Do të sigurohem që paga bazë të rritet sa më shpejt. Kështu që ata që jetojnë me pagën bazë gëzojnë më shumë përfitime nga përmirësimi i kushteve ekonomike”, tha Mitsotakis për BBC, raproton Protothema.

Mitsotakis tha se qeveria e tij është gati që të sjellë Greqinë përsëri në rrugën e rritjes ekonomike.

“Ajo që dua të siguroj është se rritja ekonomike do të ndahet në mënyrë të drejtë. Për mua kjo është sfida më e madhe me të cilën do të përballemi”, u shpreh kryeministri i sapozgjedhur.