AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 14:55

Altina Xhoxhaj ankimon vettingun në Strasburg, gjykata pesë pyetje Shqipërisë për ish-gjyqtaren e Kushtetueses

Altina Xhoxhaj ankimon vettingun në Strasburg, gjykata pesë pyetje

Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga vettingu ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut.

Kjo e fundit ka pranuar të shqyrtojë padinë e Altina Xhoxhajt kundër shkarkimit nga KPK dhe KPA.

Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut i drejton Shqipërisë pesë pyetje në lidhje me rastin.

Pyetjet e Gjykatës së Strasburgut i janë drejtuar Avokaturës së Shtetit, e cila përfaqëson Shqipërinë në proces.

Altina Xhoxhaj u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese më 3 maj 2018 për shkak të vettingut.

https://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-194487&fbclid=IwAR2m-Bmot89NkRSA3t43BShfLJBodbVmIMSgZQrH3mmoG7zzrOHJtjHL6GE#{%22itemid%22:[%22001-194487%22]}